Femrat:
|
Meshkujt dhe zonat e epsheveShumica e femrave mendojne qe, meshkujt parapelqejne te preken intimet, por realisht kane disa zona teper sensuale te trupit te tyre ku parapelqejne te stimulohen. Nder to, permendim:
l. Qafa Femrat pelqejne perkedheljet dhe puthjet ne pjesen e qafes. E njejta gje vlen edhe per burrat. Lereni partneren tuaj t'ju perkedhele dhe efekti do jete i menjehershem. 2. Floket dhe koka Duart e femres, te cilat kalojne neper floke apo masazhimi i lehte i skalpit te kokes, ka efekt teper relaksues dhe teper sensual para aktit seksual. 3. Veshet Lepirja e pjeses se prapme te vesheve apo edhe thjesht peshperitjet e embla te partneres stimulojne direkt mashkullin. 4. Thithkat e gjoksit Kjo zone nuk vlen per te gjithe meshkujt. Disa prej tyre parapelqejne kete lloj stimulimi, te tjere nuk e durojne aspak. Thjesht burrat duhet ta provojne. Partnerja mund t'i lepije, madje edhe t'i kafshoje ato dhe te prese reagimin nga ana juaj. Nese e parapelqen, kjo eshte nje tjeter zone e nxehte e juaja, . 5. Gishterinjte Nese nje femer thith fort gishtat tuaj, kjo eshte aq e pelqyeshme sa seksi oral per mashkullin. Pra, futni gishtin e mesit ne gojen e partneres dhe efekti do jete teper sensual. 6. Pjesa e prapme Ndjesia absolute per meshkujt eshte kur jane te shtrire barkas dhe partnerja qendron siper duke masazhuar, perkedhelur apo duke lepire pjesen e prapme te trupit. Masazhimi dhe puthjet duhet te filloj |
Dashuria dhe seksi
Vështirësia për t’i bërë të
bashkëjetojnë dy gjuhë
Për disa seksualiteti është i domosdoshëm, disa
bëjnë pa të për periudha të gjata, disa të tjerë kanë
zgjedhur të heqin dorë nga seksi. Edhe dashuria e
madhe mund të jetë më pak ose më shumë erotike.
Për disa, erotizmi është i domosdoshëm, trupat e
tyre kërkojnë njëri-tjetrin si të ishin të uritur. Për
disa të tjerë, dashuria është mbi të gjitha intimitet shpirtëror, bashkëjetesë e përditshme, kujdes reciprok.
Secili nga ne lidhet në brendinë e njërës nga këto skema mendore e fizike dhe, nëse është ajo e përshtatshmja,
ndihet mirë dhe i kompletuar. Mendoj se është e nevojshme të përsërisim këto gjëra, ngase sot
seksologët mundohen të imponojnë një model të vetëm për të gjithë, e nuk u bie ndërmend se në këtë mënyrë
ushtrojnë një dhunë të vërtetë.
Diversiteti i madh në raportin mes seksualitetit dhe dashurisë në Perëndim ka në themelin e vet një
çarje humnerore që ka origjinën të paktën dymijë vite më parë. Gjuha e dashurisë, nga poezitë e Dantes,
Petrarkës, Nerudës, nga ‘Roman de la Rose’, ‘Ana Karenina’ e deri te ‘Love Story’, ka në qendër të saj
mungesën, humbjen, spazmën e pritjes dhe prore është ushqyer nga vuajtja dhe heqja. Kur shfaqet seksi,
kënaqësia fizike, kënaqja e trupave, atëherë dashuria tërhiqet, fishket. Në Perëndim nuk dimë ta përdorim
gjuhën erotike në dashuri.
Gjuha erotike përdoret sall në tri raste. I pari është ai i shakasë, batutës si në ‘Seks and the City’, apo
në diskurset e Littizzetto-s. Rasti i dytë është ai i përçmimit dhe dhunës si në librin ‘Derra me krahë’, apo
në veprat e Marchese de Sade. I treti është pornografi e pastër. Në të gjitha rastet, diskursi erotik përfundon
gjithmonë përtej dashurisë, pasionit. Konkludojmë: në dymijë vjet të historisë, seksi dhe dashuria kanë
qenë të ndara dhe ende nuk ekziston një gjuhë e shkruar për të rrëfyer një dashuri erotike totale të madhe
të sinqertë.
Në librin ‘Seksi dhe dashuria’ i kam studiuar të gjitha kalimet mes seksualitetit pornografik dhe të
dhunshëm duke shkuar tek ato personale, pastaj te të qenit i dashuruar, deri te dashuria e konsoliduar dhe
e lumtur. Dhe i kam rënë në të se s’ka një vend të vetëm ku dashuria dhe seksi, emocioni dhe kënaqja
bashkohen dhe bashkëjetojnë. Për këtë kam shkruar me qëllim dialogë të të dashuruarve në një kohë, të
dashur me plot pasion dhe intensivisht erotik. Ndoshta unë s’e kam arritur qëllimin, por jam i bindur se
bëhet fjalë për një cak që duhet ta arrijmë në të ardhmen, ose do të jemi përgjithmonë emocionalisht
skizofrenikë dhe s’duhet të habitemi nëse dashuritë dhe martesat zgjasin pak.