Brishtësia e thonjve është një fenomen që prek rreth 1/3-ën e grave dhe veçanërisht amvisat. Problemi ndodh shpesh për shkak të kontaktit të vazhdueshëm më produkte të tilla si detergjentë që përmbajnë aceton dhe përbërës të ashpër për pastrimin e shtëpisë, që kombinohet me qëndrimin afatgjatë të duarve në ujë.
Disa hapa të rëndësishëm që nuk duhet harruar për të pasur thonj të shëndetshëm:
1. Gjatë kryerjes së punëve të shtëpisë është gjithmonë e këshillueshme që të vishen dorashka gome për të larë enët, rrobat dhe kur jeni në kontakt me ujin dhe detergjentët.
2. Për të pasur thonj të shëndetshëm në dietën ushqimore duhet të jenë të pranishme gjithmonë vezët, qumështi, djathi, mishi i kuq dhe perimet me gjethe jeshile, ushqime që përmbajnë minerale dhe kalcium.
3. Së fundi është shumë e dobishme për të aplikuar çdo ditë në duar dhe thonj kremra dhe vajra të veçantë, t’i përhapni para se të shkoni për të fjetur dhe të mbani një palë dorashka pambuku gjatë gjithë natës
Disa Keshilla per nje bark të shesht
Doni të humbni peshë në zonën e barkut? Doni të eliminoni fryrjen dhe dhjamin? Kjo nuk është aq e vështirë. Në fakt, vetëm duhet të ndiqni disa këshilla praktike.
Ushqimet që duhet të shmangni për të humbur peshë në barkun tuaj.
Për këtë ju duhet të eliminoni karbohidratet e rafinuara (bukën, makaronat, picën, ëmbëlsirat etj.), perimet fermentuese si karçofi, fasulet, patatet) dhe frutat pas vaktit.
Në fakt ata janë ushqimet (ose kombinimet e ushqimeve, në rastin e frutave pas një vakti) që shkaktojnë fyerjen e barkut dhe kur problemi i “fryrjes” ka kohë – këto kontribuojnë në dëmtimin e zorrëve. Gjë që parandalon thithjen e duhur të ushqyesve që ndihmojnë metabolizmin të qëndrojë aktiv, duke favorizuar mbipeshën dhe akumulimin e yndyrave në barkun tuaj.
Këshilla për një bark të sheshtë
-Nëse nuk doni të hiqni dorë nga makaronat dhe pica, i hani ato në drekë dhe zgjidhni produktet integrale. Por kini kujdes: në qoftë se ju vuani nga koliti përkeqësoni problemin në vend që ta përmirësoni. Në këtë rast, përdorimi i këtyre produkteve duhet me masë - Nëse ju nuk doni të hiqni dorë nga buka, zgjidhni atë integrale.
- Nëse ju nuk doni që të hiqni dorë nga patatet, i lini ato një orë në ujë pasi i keni hequr lëkurën. Do të humbasin kështu sheqernat që nxisin fermentimin. - Fruta nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj, por duhet ti mendoni si një një meze e lehtë. - Bishtajat, që favorizojnë më pak fyerjen, janë qiqrat.
Disa truke për të humbur peshë në barkun tuaj Shkaku i fyerjes është shpesh çrregullimi në zorrë.
Në mbrëmje vendosni dy fiq të thatë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni përzierjen në mëngjes me stomakun bosh.
Një tjetër mënyrë? Dy kivi çdo ditë para se të hani mëngjes. Gjithashtu fërkoni barkun për disa minuta në mëngjes e në mbrëmje duke përdorur një krem me kafeinë.
Disa keshilla si ti shpetoni nga era e këndshme e gojes
Sipas specialistëve higjiena e gojës, pastrimi i gjuhës, tharja e fytit, ushqimet dhe pirjet e konsumuara ndikojnë seriozisht në shfaqjen e erës së gojës. Ja disa rrugë të lehta të luftimit të erës së pakëndshme të gojës:
1- Kujdesuni për higjienën e gojës
Rruga e parë dhe më e lehtë e mbrojtjes është higjiena e gojës. Prishjet e dhëmbëve, mbetjet ushqimore, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktojnë erë goje. Pastrimi i dhëmbëve dy here në ditë dhe përdorimi një here në ditë i fijeve për pastrimin e mbetjeve do të mjaftojnë për të zhdukur plagën dhe bakteret e mbledhura në dhëmbë. Krahas kësaj duhet të shkoni 2 herë në vit tek dentisti për kontroll dhe pastrim profesional.
2- Pastroni gjuhën dhe përdorni fije dhëmbësh
Sipërfaqja e mishrave të dhëmbëve është një vend i mirë ushqyerjeje për bakteret. Krahas kësaj pjesa më e madhe e erës suaj të gojës lind nga bakteret mbi gjuhë. Por shumë njerëz harrojnë të pastrojnë gjuhën. Përpiquni ta pastroni gjuhën një here në ditë para dhe mbrapa.
3- Përdorni çamçakëzë pa sheqer
Nnëse dëshironi të shpëtoni nga era e gojës atëherë duhet të përdorni çamçakëzë me mendër ose mente. Por kemi një problem nëse ky çamçakëz është me sheqer. Bakteri në gojën tuaj fryhet me anë të sheqerit dhe shkakton erë të pakëndshme. Prandaj duhet të përdorni çamçakëzë pa sheqer për të shmangur erën e pakëndshme të gojës.
4- Lagni fytin
Pështyma juaj përmban dhe enzima ndihmëse për të zhdukur bakteret e këqija në gojën tuaj. Për këtë arsye një gojë e thatë mund të mbajë erë. Lagia e gojës do të aktivizojë gjëndrat tuaja të pështymës. Prandaj duhet ta mbani gojën vazhdimisht të njomë. Edhe ilaçet që mund të përdoren për shkak të sëmundjeve mund të shkaktojnë tharje të gojës. Pyesni doktorin tuaj për këtë dhe konsultohuni me të për sa i përket përdorimit të ndonjë kolinozi të veçantë dhe gargarës së gojës. Krahas kësaj nëse vuani nga sinusiti apo i keni hundët e bllokuara goja do t’ju thahet shumë gjatë natës për shkak të qëndrimit hapur për një kohë të gjatë.
5- Kujdes ushqyerjen
Ushqyerja me pak karbohidrate dhe shumë proteina mund të cenojë trupin tuaj dhe t’ju shkaktojë erë goje. Kjo lind nga djegia e yndyrës, gjatë djegies së yndyrës në trupin tuaj mblidhen kimikate të njohura si keton të cilat përhapen më pas në frymë. Meqë kjo erë e pakëndshme lidhet me stomakun dhe jo me gojën atëherë e vetmja gjë që mund të bëni është të ekuilibroni ushqyerjen. Duhet të vendosni kush është më i rëndësishëm për ju shëndeti apo aroma e gojës?
6- Konsumoni çaj
Sipas të dhënave të Fondacionit amerikan për mikrobiologjinë konsumimi i çajit shërben për shumë gjëra. Ju ndihmon në heqjen e erës së gojës. Bazuar në një studim të zhvilluar në Universitetin Illinois të Chicagos përbërësit kimikë si polifenoli të gjendur në çajin e zi dhe jeshil parandalojnë zhvillimin e baktereve përgjegjëse për erën e pakëndshme të gojës suaj.
7- Provoni bimët popullore
Veçanërisht bima e njohur si Kakule e gjendur në Indi dhe e përdorur si erëz përmban veçori antibakteriale dhe mund të përdoret tek çdo grupmoshë si një pastrues natyral i aromës së gojës. Bima Kakule përmban sasi të mëdha të përbërësit sineol. Këta përbërës janë antiseptikë që zotërojnë fuqinë e zhdukjes së baktereve dhe lehtësimit të erës së gojës. Ju mund të përtypni disa fara Kakule si një alternative zëvendësuese e çamçakëzëve me mente ose mund të provoni farën rezene që është më efektive mbi erën e gojës.
8- Kujdes shëndetin
Era kronike e gojës mund të jetë dhe shenjë e shumë çrregullimeve shëndetësore të lidhura me zorrët, stomakun, veshkat , mëlçinë, infeksione serioze të sinusitit, diabetit. Nëse keni ndonjë nga këto probleme atëherë duhet të këshilloheni me mjekun rreth mënyrave të parandalimit të erës së pakëndshme të gojës.