Gjithnjë e më tepër Ledri dhe Daffy publikojnë foto nga koncerte apo evenimente ku duken së bashku. Por, asnjëherë nuk kanë publikuar ndonjë foto që të konfirmojë lidhjen e tyre.
Derisa më në fund çifti ka vendosur që të publikojnë një video amatore në Twitter ku kanë filmuar veten e tyre duke u puthur. Pas çiftit Rozana Radi dhe Mc. Kresha, ata bëhen çifti i dytë për këtë vit që bëjnë publike lidhjen nëpërmjet një filmimi ku shfaqen duke u puthur.
VIP-at shqiptar
Golg AG dhe Zajmina sjellin “Forever”
Kënga më e re e Gold Ag në bashkëpunim me këngëtaren Zajmina Vasjari është transmetuar në natën e garës për çmimin e madh në “Zico Tv”, në festivalin ‘Çelësi Muzikor 6”.
Kënga mjaft ritmike, është publikuar në Youtube dhe menjëherë ka marrë klikimet e para.
Nata finale e festivalit “Çelësi Muzikor 6” do të mbahet me datën 30 maj në “Zipp Club” dhe do të transmetohet në RTV21 dhe në Zico TV.
Rita Ora, një prezantim hot
Nuk ka ditë që mediat britanike të mos merren me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora. Kjo e fundit ka prezantuar këngën e saj më të fundit, R.I.P, në një club, duke dhuruar një paraqitje me të vërtetë të nxehtë, edhe për shkak të veshjes së saj të shkurtër.
Çiljeta me biznes të ri
Këngëtarja nga Shqipërija, Çiljeta Xhilaga, përveç muzikës i është futur edhe një biznesi tjetër.
Ajo së shpejti do të hap butikun e saj në Tiranë, të cilin do ta quajë “Just Çiljeta”.
Këngëtarja ka pohuar se këtë dëshirë ajo e ka tash e sa vite dhe ndihet shumë e lumtur që tashmë u realizua.
“ishte dëshirë e imja, kisha vite që e mendoja të çelja një biznes të tillë, dhe tani me sa duket ishte momenti i duhur. Them se butiku do të jetë më tepër një show-room sesa dyqan. Do të ketë rroba kryesisht italiane, të koleksioneve më të fundit dhe nga stilistët më me zë në botë, si, Versace, Dolce&Gabanna, Roberto Cavalli, etj”, ka pohuar Çliljeta për gazetën Standard.
Çiljeta së fundmi është duke konkurruar në “Top Fest 9” me këngën e saj “Maria” të realizuar nga produkisoni Three Dots.
Qaforja e getit te qeni i noizyt
Nëpër rrjetet sociale po vazhdojnë të qarkullojnë disa foto, në të cilat shihet një qen i racës pitbull teksa mban në qafë një qafore për të cilën thuhet se është e Getit. Afër këtij qeni është fotoiorafuar Noizy. Për të gjithë konfliktin i cili zgjoi interes të veçantë javës që kaloi, rep këngëtari i njohur Rigels Rajku është prononcuar për televizionin Alsat-M në Shkup, duke treguar versionin e tij të ngjarjes.Ai ka treguar gjithashtu se së bashku me djemtë e labelit, Baba Stars, kanë qenë edhe dy femra, përkatësisht këngëtarja Dafina Zeqiri e cila është e dashura e Ledri Vulës, si dhe Florenta Islami, e fejuara e Getoar Selimit.
“Vajzat dolën si të dashura, ishim të gjithë në një aeroplan, ata dolën para nesh, ishim vetëm dy dhe ata ishin gjashtë. Ndodhi ajo që ndodhi, ata menjëherë thirrën gazetarët e tyre duke thënë se e kanë rrahur Noizin dhe se ka plagë të rënda në gjithë trupin. Unë një orë pas sherrit bëra videon ku tregova se nuk kam asnjë plagë. Ata nuk i kam rrahur si është dashur t’i rrah, por 2 me 6 kemi qenë. E vërteta është se kur kanë bërë foto në koncert u duket makiazhi dhe ia kam marrë qaforen duke i treguar rinisë kosovare se me çfarë reperash mburren. Asnjë qime floku nuk kanë mundur të më prekin, vetëm në fillim më ka sulmuar njëri”, është shprehur Noizi gjatë një bisede telefonike për Panorama,
I pyetur se a ndihet krenar dhe fitimtar moral për këtë rast, ai tregon: ‘’(qesh) Nuk është për t’u ndier krenar me këtë lloj njerëzish, nuk e di çfarë do kishin bërë ata sikur të kisha qenë unë me gjashtë veta e ata vetëm dy. Nuk e ke idenë se çfarë lloj situate dhe skene është krijuar në ato momente në aeroport. E kam lutur policinë të më japin një kopje të DVD së xhirimit për të parë se si i kam shkelur me këmbë, edhe pse kanë qenë gjashtë persona. Fansat e mi e dinë cili jam, unë jam rritur në rrugë kurse ata janë rritur me nënë e babë’’, ka përfunduar rrëfimin e tij reperi i njohur Noizi.
Rita Ora ndez Londrën
Rita Ora tashmë është bërë fenomen në Britaninë e Madhe. Këngëtarja me origjinë kosovare, këtë fundjavë ka qenë e pranishme në lokalin e njohur G.A.Y, ku ka krijuar një atmosferë fantastike. 21-vjeçarja ndër të tjera, ka qenë edhe mjaft provokuese.
“Kafeneja jonë” e dt.07.05.2012
Kosovalbaner gjithmon vend takim per te gjithë adhuruesit e serialeve televizive.Ne vazhdim epizodi me i ri i serialit humoristik nga RTK 2″Kafeneja jonë”