Dhjetë mënyra për të qen te lumtur1. Mos u kap me fatin
Sa herë të ka ndodhur të mendosh: "jam vërtet pa fat, asgjë s'shkon siç duhet". Sigurisht jeta e çdokujt është gatuar me cikle pozitive dhe negative, por beso se nuk ka fat të keq. Mënyra me të cilën përballon problemet e përditshme varet mbi të gjitha nga karakteri ynë. Është më shumë një çështje mendore, duhet të bindësh vetveten që fati varet nga ti dhe askush tjetër. Mos humb kohë duke pyetur veten: "Përse më ndodh mua". Përkundrazi, mënyra më e mirë për të përballur problemet është të shikosh përpara. Pra, të përqendrosh vëmendjen drejt zgjidhjes së problemit. 2. Rreziko gjithmonë, jep maksimumin Në qoftë se angazhohesh gjysma-gjysma, me iluzionin që t'i shpëtosh vështirësive dhe të kesh një jetë më komode, atëherë dhe lumturia jote do të jetë e përgjysmuar. Është njësoj si të shmangesh një pjesë të rëndësishme të jetës, nga frika se mund ta humbësh. Është e nevojshme të kesh kurajën për t'i marrë përsipër rreziqet: Sfidat janë kripa e jetës dhe, të fituara ose të humbura, janë të nevojshme për tu rritur dhe për tu bërë më i fortë. Sa më shumë do të kesh kurajën për të përballuar rreziqet, pra të luash "ndeshjen e jetës" si person i parë, aq më shumë do të ndjehesh e lumtur, sepse do të dish se ke dhënë maksimumin. 3. Mbaj mend se kush s'jep, s'merr! "Pak dhe saktë". Është me të vërtetë më e mira për t'u frymëzuar, kur bëhet fjalë për miq. Si të sigurohesh n.q.s. do t'i kesh pranë për gjithë jetën? Varet vetëm nga ti. Mos prit që të vijë nga qielli dhe të rrijë pranë teje nëse nuk i jep asgjë si shkëmbim. Duhet të jesh e kujdesshme, e pranishme, t'i telefonosh, të shqetësohesh për të, ta dëgjosh, ta mbështesësh në momentet e vështira. Duhet të japësh po deshe të marrësh. Dhe një këshillë se si të shmangesh humbjen e kohës dhe të energjive me personat e gabuar: Pikësëpari besoji intuitës tënde, nëse personi kërkon të krijojë miqësi me ty dhe nuk qesh ose të përgjigjet brutalisht, s'meriton miqësinë tënde. 4. Në gjërat që bën, vër ca më shumë entuziazëm! Studimi i një materiali që të bezdis, s'bën për ty?! Mos u zhyt në këtë mendim dhe mbushja mendjen vetes që mund t'ia dalësh. Duke u përkushtuar deri në fund mund t'ia dalësh për të arritur qëllimin tënd. E njëjta gjë vlen dhe për punën. Duke bërë me pasion aktivitetet e përditshme, në fund do të kuptosh se si ke bërë diçka edhe për ty edhe për të tjerët. Dembelizmi është një qëndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botës, lumturia i përket atij që angazhohet me ngulm dhe vendosmëri. 5. Zgjedh objektivin dhe përpiqu ta arrish! Në jetën e përditshme bëhu më shumë luftarake. Mjafton të kesh një synim, ta kesh përherë të frikësuar përballë vetes dhe të bësh gjithçka për ta arritur. Armët tuaja për t'ia dalë mbanë janë përveç ngulimit dhe vendosmërisë edhe frika, tërbimi, ca ndjenja negative, por që mund të të japin forcë. 6. Përballoji problemet në vend që t'i shmangesh! Nuk duhet t'i nënshtrohesh një situate që nuk të kënaq nga frika se nuk e përballon dot të panjohurën. Të shmangësh problemet të bën të pasigurt dhe humbëse. Sa më shumë t'i shtysh aq më shumë do të shtohet stresi, sa të mos arrish të gjesh fillin pastaj. Në të kundërt arrin të jesh psikologjikisht e hekurt kur vendos rregullsi në mendje dhe përballon situatat duke i zgjidhur me qetësi dhe ngulm. Nuk është e vërtetë që lumturia do të thotë mungesë problemesh, të gjithë i kanë, vetëm që duhet të mësosh t'i drejtosh me një qëndrim pozitiv. 7. Herë pas herë... Shtëpi, zyrë, pazari, fëmijët, burri... Angazhimi i rregullt bën mirë, po mos e lër veten të tërhiqesh nga automatizmat e përditshme. Jeta rrezikon të rrjedhë ditë pas dite pa e kuptuar as ti vetë atë që të ndodh rreth. Nganjëherë është e nevojshme të ndalosh dhe të reflektosh. Është e pamundur? Mundohu të bësh këtë ushtrim: mbaj frymëmarrjen dhe ndërgjegjësohu për trupin tënd, për pozicionin që je, për lëvizjet që bën. Është një çast ndërgjegjësimi për të mësuar për veten tënde, për të kuptuar atë që të ndodh deri në imtësi. 8. Mbushu plot me energji! Për këtë është e nevojshme të mësosh të jesh më e çlodhur. Sot jeta është e furishme dhe kur je i stresuar, rreziku është të shkosh drejt animit. Është e nevojshme të gjendet mënyra për t'iu shpëtuar tensioneve të ditës apo personave që të krijojnë ankth. Si? Duhet krijuar dhe shfrytëzuar të ashtuquajturin "kohën e cilësisë". Pas një dite studimi ose pune, dëgjo muzikën e preferuar, mbështillu me aromat e një banjoje të ngrohtë dhe çlodhe lëkurën, bëj mesazhe shtendosëse, regjistrohu në një palestër dhe eksperimento meditimin. 9. Ndrysho qëndrimin Të qahesh pa kaluar në aksion nuk të ndihmon për të jetuar më mirë, përkundrazi. Kush vazhdon të shikojë vetëm anët negative të jetës, është i përqendruar mbi atë që e bën më të pakënaqur. Ky është ndryshimi ndërmjet atij që lufton për të qenë i lumtur dhe e atij që është mësuar të mos kënaqet kurrë. Qetësia shpirtërore është një fitore e vërtetë, pra për ta arritur s'duhet hequr kurrë dorë së luftuari. Dhe kujtohuni që lumturia ushqen lumturinë. 10. Bëj sport: i bën mirë edhe mendjes! Përveçse është i rëndësishëm për mirëqenien fizike, është provuar se kontribuon në një ndjesi qetësie shpirtërore. Kemi dhe një faktor tjetër që është shumë i rëndësishëm: të kesh një fizik të stërvitur, të fortë dhe reagues, shton sigurinë në vetvete. E fundit nga të mirat e sportit, është mundësia që të jep për të bërë shoqëri: të futesh në një palestër, në një kurs vallëzimi, do të thotë të kesh miq të rinj. |
21 menyra per nje jet me te lumtur1. Komplimento tre persona cdo dite.
2. Shiko lindjen e diellit. 3. Ji personi i pare qe thua "Miredita". 4. Jeto me poshte se mundesite e tua financiare. 5. Trajtoji njerezit ashtu si ti do te doje te trajtoheshe prej tyre. 6. Kurre mos u dorezo; mrekullite ndodhin. 7. Harroji krahasimet. 8. Kujtohu per emrin e dikujt. 9. Mos u lut per gjera, por per mencuri dhe kurajo. 10.Ji mendje-forte por zemerbute. 11.Tregohu me i sjellshem sesa duhet te jesh. 12.Mos harro se nevoja me e madhe emocionale e cdo njeriu eshte te ndjehet i vleresuar. 13.Mbaji premtimet. 14.Tregohu i gezuar edhe kur nuk ndjehesh ashtu. 15.Ki parasysh se per suksesin e nje nate duhen zakinsht 15 vjet. 16.Leri gjerat me mire nga sa i ke gjetur. 17.Mbaj mend se fitimtaret bejne gjera qe humbesit nuk duan ti bejne. 18.Kur shkon ne pune ne mengjes, gjeja e pare qe duhet te thuash duhet te jete dicka qe do rrezellije jeten e kujtdo. 19.Mos hidh balte mbi veprimet e njerezve te tjere. 20.Mos e humb shansin per ti thene dikujt qe e do. 21. Mbaji disa gjera per vete dhe mos krijo rremuje duke lenduar njerezit e dashur |
Jeta e Lumtur – Hapat drejte Saj
Jeta e lumtur sipas autorit Dan Buetter i cili ka hulumtuar katër nga vendet më të lumtura në botë për të zbuluar fshehtësit e tyre. Këtu do të gjeni 8 mënyra se si mund ta bëni jetën tuaj më të lumtur duke filluar që tani.
Ashtu si kemi zbuluar gjatë udhëtimeve tona, recetat për mirëqenie ndryshojnë dramatikisht nga një kulturë në një tjetër. Për shembull, në Danimark qytetarët ndihen mirë të kujdesur nga qeveria e tyre, e dinë që nevojat e tyre do të përmbushën nga kujdesi mjeksorë, edukimi dhe shumë dobi tjera shoqërore që ofron shteti. Nga ana tjetër, Meksikanët mbështeten në lidhje të forta me miqt dhe familjet, me një besim të tepërt në kishën e tyre dhe një kapacitet të quditshëm për të qeshur përball çdo vështirësie. Për njerëzit në Singapore, siguria dhe rritja e shpejt ekonomike ka qenë kyç në ardhmërinë e tyre të mirë. Banorët e San Luis Obispo, së fundi kanë filluar të bëjn stil jete Kalifornian që në mënyrë aktive promovon rritjen.
Përkundër ndryshimeve të shumta, secila nga këto katër vende të lumturisë na kanë dhënë indikacione të rëndësishme rreth mënyrave se si të përmirësojmë mirëqenien tonë. Ja ku ke 8 nga ato me të cilat mund t’ia fillosh.
Ashtu si kemi zbuluar gjatë udhëtimeve tona, recetat për mirëqenie ndryshojnë dramatikisht nga një kulturë në një tjetër. Për shembull, në Danimark qytetarët ndihen mirë të kujdesur nga qeveria e tyre, e dinë që nevojat e tyre do të përmbushën nga kujdesi mjeksorë, edukimi dhe shumë dobi tjera shoqërore që ofron shteti. Nga ana tjetër, Meksikanët mbështeten në lidhje të forta me miqt dhe familjet, me një besim të tepërt në kishën e tyre dhe një kapacitet të quditshëm për të qeshur përball çdo vështirësie. Për njerëzit në Singapore, siguria dhe rritja e shpejt ekonomike ka qenë kyç në ardhmërinë e tyre të mirë. Banorët e San Luis Obispo, së fundi kanë filluar të bëjn stil jete Kalifornian që në mënyrë aktive promovon rritjen.
Përkundër ndryshimeve të shumta, secila nga këto katër vende të lumturisë na kanë dhënë indikacione të rëndësishme rreth mënyrave se si të përmirësojmë mirëqenien tonë. Ja ku ke 8 nga ato me të cilat mund t’ia fillosh.
- Jeta e Lumtur – Gjej Ambiente të QetaIk e shko jeto në një lagje të qetë. Njerëzit janë krijesa tejet adaptuese. Ne mund të adaptohemi edhe në ato vende ku temperatura është shumë e ftohtë, por, nuk mund ti adaptohemi zhurmës. Me fjalë të tjera, aeroplanët mbi kokë, vetura në lëvizje, komunikacion me plot bori, apo muzikë e zhurshme nga fqiu në derën tjetër, për çdo ditë grryejnë në lumturinë tuaj. Shef fqinjët me vetura të bukura dhe shtëpi më të mëdha e kështu edhe ti do t’i dëshiroje ato. Kështu që ik e gjej një vend të qetë.
- Shmang udhëtimet e gjataKëtu po flasim për ata të cilët udhëtojnë për në punë për çdo ditë me autobus, tramvaj, tren apo edhe veturën e tyre e cila shpesh i vonon për shkak të trafikut që di të bllokohet. Udhëtimi është aktiviteti më së paku i pëlqyre nga njerëzit. Në fakt, njerëzit që udhëtojnë një orë çdo ditë ju duhen edhe 40% e rrogës së tyre mujore për të qenë të lumtur me jetën e tyre në krahasim me ata të cilët ecin deri në zyrën e tyre. Mundohu të gjesh një punë që është afër aty ku jeton ose në një vend ku udhëtimi është i shkurt dhe i shpejt.
- Jeta e Lumtur – Gjej një hobiNe të gjithë duhet të kemi ndonjë hobi që përmirëson jetën tonë. Në Danimark 95% e tyre i takojnë ndonjë klubi, shumë prej të cilëve janë të organizuar rreth intereseve të përbashkëta si klubet e lepurit kërcimtar, shah e ku ta di unë. Disa prej Danezëve e lënë edhe punën pasdite për të kaluar pjesën e mbetur të ditës me hobin e tyre. Kjo i ofron jetës një dimenzion tjetër i cili tërësisht plotëson ineteresat dhe talentet tona.
- Investo në Përvoja (Eksperienca)Të shpenzosh parat në pushime familjare, edukim, kurs muzike, sport e kështu me radhë ka më shumë gjasa të të japë ndjesi të mirëqënies se sa të shpenzosh duke bler modën e fundit apo veturë të re.
- Zvogëlo kohën që shikon TVEdi që është e vështirë por do të ishte mirë për ty të kishe vetëm një TV në shtëpi. Largo TV-t nga dhomat e fëmijeve. Hulumtuesit tregojnë se kjo i bënë që fëmijët të jenë më aktiv e kështu të mos jenë me mbipesh. Largo TV edhe nga kuzhina. Pse, kjo zvogëlon të ngrënit e pamend dhe kalorit e tepërta që fiton shpesh duke shikuar TV.
- Jeta me Kafshë shtëpiakeShumë studime tregojnë se pronarët e kafshëve shtëpiake janë më të shëndetshëm dhe lumtur se sa ata të cilët nuk kanë ndonjë. Pronarët e kafshëve shtëpiake janë parë të kenë shtypje gjaku më të ulët dhe më pak hormone stresi në gjak. Në fakt, prezenca e një kafshe shtëpiake është parë të jetë më efektive në lehtësimin e efekteve të stresit në zemër se sa prezenca e gruas/burrit apo edhe e ndonjë miku. Kafsha shtëpiake ofron vet-vlerësim, qetësi dhe ndjesi të mirëqënies. Ato ofrojnë shoqëri dhe afërsi të pakushtë e të pagjykuar dhe mënyrë për ne që të fokusohemi në nevojat dhe problemet tona. Pronarët e kafshëve shtëpiake kanë më pak probleme shëndetësore, më pak nevoj të shohin mjekun, dhe shpenzime më të vogla për kujdes shëndetësor. Nëse qeni ka nevoj të shetitet çdo ditë, atëherë qëllo kush duhet ta shëtis?
- Pikturo disponimin tuajDeri më tani janë bërë shumë hulumtime në ngjyra dhe disponim. Të ngjyrosësh dhomën tuaj të ndejes me ngjyrë të verdhë inspiron energji dhe disponim të mirë. Mos e harro këtë, sadoqë shumkujt i duken ngjyrë e keqe. Disa spitale Japoneze i kanë muret e ngjyrosura me një hije shëruese të gjelbër të qelët.
- Jeta e Lumtur – Gjej partner me qëllime të njëjtaGjej dikë të cilit mund ti komunikosh qëllin e jetës tuaj si dhe planin për t’a realizuar atë. “Mendo për dikë që ka kapacitet të të jap shtytjen e her pas here drejt potencialit të jetës tuaj,” rekomandon Richard Leider, autori i librit The Power of Purpose (Fuqia e Qëllimit). Mundohu të flasësh me partnerin rreth qëllimit të jetës tuaj dy deri tri herë në vit.