Perberesi Për koren e tortës: - 1 kuti masë për kore - 200 ml ujë të nxehtë - 100 g vaj apo margarinë - 2 vezë
Për kremin: - 600 ml qumësht të ftohtë - 70 g sheqer - 100 g çokollatë
Procedura
Hidheni në një enë përzierjen për brumë, shtoni ujë, vaj dhe përziejeni ngadalë me mikser elektrik derisa brumi të fillojë të ndahet nga ena dhe lëreni që të ftohet, e më pas hidhni dy vezë. Një të tretën e sasisë qiteni në kallëp të mbështjellë me letër për pjekje, me diametër 20 cm dhe piqeni në furrë të nxehur në temperaturë 200°C, për 20 minuta. Në të njëjtën mënyrë piqeni edhe pjesën e dytë dhe të tretë të brumit. Në një enë të thellë hidhni qumështin, shtoni sheqer, pluhur për krem dhe përziejeni me mikser elektrik, për 3 minuta, me shpejtësinë më të madhe. Në gjysmën e kremit hidhni çokollatën e shkrirë. Koren e pjekur lyejeni me kremin e çokollatës, mbulojeni me koren e dytë, atë lyejeni me krem të verdhë dhe, në fund, mbulojeni me koren e tretë, të prerë.
Servimi Një tortë të tillë mund ta servoni menjëherë, vetëm i hidhni sheqer pluhur.
Torte shtresore
Perberesi Nevojiten (për 8 persona):
* 7 vezë * 220 g sheqer * 100 g miell * 320 g çokollatë për zierje * 250 g gjalpë * lëvorja e 1 portokalli * kripë
Procedura
Thyhen 7 ve, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450 g sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë. Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë. Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë. Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm). Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C.
Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta. Kësaj mase i shtohen 240 g çokollatë dhe miksohet. Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet. I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet. Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta. Pesë disqet lyhen me masën çoko dhe renditen njëra mbi tjetrën.
Çokollata shkrihet në avull. Kur të ftohet, qitet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet. Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-çoko. Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me ashkla të lëvores së karamelizuar të portokallit.
Trileqe
Përbërësi * 6 vezë * 400 gr sheqer * 400 gr miell * 1 pluhur paste * 1vanil sheqer * 1/2 lit. ajkë “Hoplla” * ½ lit qumësht * 300 gr qumësht pluhur “Nestlle” * 1/2 kg karamel.
Procedura
Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.
Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet.
Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.
Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra.
Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin.
Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.
Petulla Berlina
Përbërësi * 500 gr miell * 40 gr tharm * 125 ml qumësht * 100 gr sheqer * 100 gr margarinë * 1 ve * yndyrë për pjekje.
Procedura
Mielli qitët në një enë, në mes qitët tharmi i bukës, që zbutet në qumësht të vakët. Për rreth miellit, qitët sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.
Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, qitet edhe veja, dhe brumi vazhdohet të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30 minuta.
Brumi i ardhur qitet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe tëhollohet ne një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta prehet në rrathë; shtrohet miell, qiten petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.
Në një tigan qitet vaj i bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hedhet sheqer.