Molla, qepa e portokalli luftojnë mpiksjen e gjakut
Shkencëtarët nga Harvardi besojnë se kimikati rutin, i cili gjendet në mollë, qepë dhe portokaj mund të parandalojë mpiksjet e gjakut të cilat shkaktojnë sulmin në zemër dhe tru
Në hulumtimet e veta kanë zbuluar se si rutina ndihmon të bllokohet enzima potencialisht e rrezikshme, proteina disulfid izomeraza. Ajo shumë shpejt lirohet kur ndodh mpiksja e gjakut në artere dhe vena.
Robert Flaumenhaft, profesor i mjekësisë në Harvard ka deklaruar se mpiksjet krijohen dhe në vena dhe artere.
Sipas tij, hulumtimet kanë dëshmuar se si rutini më mirë se të gjitha kimikatet e testuara ndihmon në eliminimin e të gjitha llojeve të mpiksjeve
Algat e detit, ilaçi kundër artritit
Shkencëtarët kanë gjetur një algë deti, e cila po shkatërronte grumbujt e koraleve në Havai, që prodhon një kemikal me përmbajtje të fuqishme kundër-inflamatore.
Mund të përdoret në të ardhmen për medikamente për të trajtuar sëmundje të tjera kronike, nga kanceri deri tek problemet me zemër.
Algat e detit kanë në vete organizma të vegjël fotosintetike të quajtura “cianobakterium”, të cilat gjithashtu prodhojnë komponente që kanë treguar premtime në luftimin e infektimeve bakteriale.
Hulumtuesit nga Instituti Scripps për Oqeanografi në UC San Diego, së pari zbuloi këtë organizëm më 2008 në bregdetin Kona të Havait
Bima xhensen ndalon lodhjen nga kanceri
Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i dozave të larta të bimës amerikane xhensen gjatë dy muajve kanë reduktuar lodhjen që lidhet me kancerin tek pacientët.
Ata kanë studiuar 340 pacientë të cilët kanë marrë tretman të plotë kundër kancerit ose janë trajtuar për kancer në njërën nga 40 qendrat familjare mjekësore.
Gjashtëdhjetë për qind e pacientëve të studiuar kanë pasur kancer në gji. Çdo ditë, ata që kanë marrë pjesë në studim kanë marrë tretman të zakonshëm ose 2 000 miligram xhensen në formë kapsulash.
Mjekja hulumtuese Debra Barton, nga Qendra Klinike për Kancer Mayo në SHBA, tha: “Në disa raste xhenseni përgatitet duke përdorur etanol, i cili mund t’i jap atij përmbajtje të ngjashme me estrogjenin që mund të jetë e dëmshme për pacientët me kancer në gji”.
Pas katër javësh të eksperimentit që studiohej, xhenseni i pastër i prodhuar vetëm pak ka përmirësuar simptomat e lodhjes. Megjithatë, pas tetë javësh, grupi i cili përdorte kapsulat prej xhenseni pati përmirësime më të mëdha të largimit të lodhjes në përgjithësi se sa grupi i cili iu nënshtrua tretmanit të zakonshëm mjekësor.
Dr. Barton tha: “Pas tetë javësh, ne pamë një përmirësim prej 20 për qind të lodhjes tek pacientët me kancer, nga 100 për qind sa është shkalla standarde e lodhjes tek pacientët me kancer”.
Ajo gjithashtu deklaroi se kjo bimë nuk ka efekte anësore
Shëndet
Mollët, qepët, çaji, vera e kuqe, janë disa nga ushqimet “ilaç” kundër tumoreve të ndryshme.
Kjo fale një molekule të vogël me aktivitet antioksidues, “quercetina”, që sipas studimeve të ndryshme mund të përdoret mjaft mirë dhe me efikasitet në terapinë e leucemisë. Kjo molekulë, e pranishme në sasi jo të vogla në dietën tonë (në fakt vlerat e tyre janë 25-30 miligramë në ditë) kanë aktivitet potencial kemio-preventiv, që lidhet me aftësinë që kanë molekulat natyrale apo sintetike për të bllokuar procesin e transformimit të një qelize normale në tumorale, apo ta regredojë nëse tashmë ekziston.
Veç karotave të famshme që na ndihmojnë për të marrë një ngjyrë të bukur, janë dhe kajsitë, pjeprit, luleshtrydhet dhe qershitë; e ndër perimet, dhe sallata, domatja, dhe specat. Pra, janë disa ushqime që janë miq të ngjyrës së bukur, nxirës të vërtetë dhe natyralë që janë në gjendje të “kapin” rezet e diellit dhe t’i dhurojnë lëkurës një ngjyrë fantastike dhe intensive, si dhe ndriçimin që vjen nga shëndeti. Kështu, të dashura mike, nxirja shërbehet në tavoline, dhe sekreti i një ngjyre të shëndetshme dhe të artë fillon… në pjatë. Me mbërritjen e verës, del një pah një klasifikim i veçantë i frutave dhe perimeve që mund të na ndihmojnë për nxirjen. Gjithçka bazohet në sasinë e përmbajtjes së vitaminës A, që kanë këto elemente të ndryshme ushqyese. Pikërisht kjo vitaminë favorizon prodhimin e melaninës, pigmentit natyral që lëkura prodhon si përgjigje e rrezeve dhe që i jep lëkurës ngjyrën e bukur çokollatë në verë. “Duhet të konsumoni sa më shumë karota, sallatë, pjepër, speca, domate, kajsi, qershi dhe luleshtrydhe, sepse të ndihmojnë jo vetëm për të pasur një shëndet të mirë, por dhe për të luftuar obesitetin dhe sëmundje të tjera të ushqimit, veç kësaj ato janë dhe shumë të përshtatshme për të përgatitur një nxirje të mirë gjatë verë.” Vendi i parë i
Rreziqet nga mbidoza e paracetamolit Miliona njerëz janë në rrezik të mbidozës së paqëllimshme nga antibiotiku më i përdorur në botë – paracetamoli
Pothuajse një çerek i të rriturve që përdorin paracetamol e keqpërdorin ilaçin duke e tejkaluar limitin e rekomanduar brenda 24 orëve.
Kjo mund të çoj drejt mbidozës aksidentale dhe dëmtimit akut të mëlçisë, sipas studiuesve të Universitetit Veriperëndimor të Çikagos, të cilët kanë bërë thirrje për “vëmendje urgjente” për t’iu qasur këtij problemi.
Shumë përdorues i injorojnë udhëzimet e dozave nga prodhuesi, pjesërisht të moshuarit, të cilët harrojnë se sa hapa kanë pirë.
Të tjerët nuk arrijnë të kuptojnë se ata po përdorin medikamente të ndryshme që përmbajnë përbërës aktivë të acetaminofenit.
Mjekët kanë rekomanduar një dozë maksimale ditore prej tetë tabletave 500mg të paracetamolit, që të merren jo më shumë se dy përnjëherë pas çdo katër orësh
Femrat dhe rreziku nga seksi i pambrojtur Shtatë nga dhjetë femra beqare rregullisht praktikojnë seks të pambrojtur, ka bërë të ditur një studim
Një studim mbi femrat midis moshave 18 dhe 40 ka bërë të ditur se një përqindje e lartë priren që të bëjnë seks të pambrojtur.
Një femër beqare mesatarisht ka bërë seks të pambrojtur 11 herë me katër meshkuj të ndryshëm në përgjithësi, sipas shifrave të grumbulluara.
Studimi gjithashtu tregoi se 1/3 e femrave “hutohen në moment” dhe harrojnë për përdorimin e prezervativëve.
Një në pesë kanë thënë se ato iu besojnë partnerëve të tyre të seksit se nuk do tu transmetojnë atyre ndonjë infeksion.
Tetëmbëdhjetë për qind e vajzave beqare kanë thënë se ato shpesh janë shumë të dehura për të përdorur prezervativ – dhe 8 për qind thanë se ato “thjeshtë nuk u pëlqen të përdorin prezervativ”.
Dr. Tony Steele është bashkëthemeluesi i uebfaqes online “DrFox.co.uk”, në të cilën gjendet një pyetësor i prirjeve të 2000 femrave për seks.
Ai tha: “Seksi i pambrojtur në pushime është një shqetësim i madh, kryesisht kur femra planifikon më përpara që të bëjë seks me një partner të ri pa përdorur prezervativ.
Femrat takojnë meshkuj gjatë pushimeve të cilët janë tërësisht të panjohur. Ato mund të mos dinë aspak në lidhje me meshkujt që takojnë, dhe bërja seks pa prezervativ ka gjasa të larta për të rritur mundësitë e infektimit nga ndonjë sëmundje ngjitëse”.
Studimi gjithashtu ka zbuluar se 12 për qind mendojnë se prezervativët jo gjithmonë gjinden lehtë kur duhen.
Pavarësisht të qenit më e moshuar dhe e ditur, një në dhjetë femra mbi moshën 30 vjeç ndihet e turpshme që të përmend temën e mbrojtjes me një partner të ri.
Raporti gjithashtu deklaroi se femrat e moshës mes 30-40 vjeç janë më të priturat për të marrë ndonjë infektim ngjitës përmes seksit, e përcjellë nga grupi i femrave mes moshës 18-29 vjeç.
Një në dhjetë femrat e intervistuara thanë se ato do të bënin seks të pambrojtur kur janë me pushime